Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës ku tre persona sulmuan të riun me thikë dhe më pas tentuan ti rrëmbenin të dashurën, me të cilën ishte duke ecur në rrugë.
Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm vetëm pak metra stacionit të policisë greke ku persona të maskuar iu afruan të riut duke e goditur disa herë më thikë në trup. Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur në makinën e tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje. Policia ka reaguar menjëherë pasi ka dëgjuar të bërtiturat e vajzës duke arritur të arrestojë edhe njërin nga autorët.
Policia e Athinës vazhdon hetimet për të arrestuar dy autorët e tjerë që sulmuan të riun dhe për të zbadhur shkaqet e ngjarjes. Njëri prej tre sulmuesve është një shtetas shqiptar i njohur nga policia për vjedhje dhe grabitje por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak hetimesh.