Një tentativë vrasje ka ndodhur sot në Maliq. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.
Dy kushërinj, në bashkëpunim mes tyre, tentojnë të vrasin me thikë pas një konflikti të çastit, një shtetas. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, (kushërinj) të dy banues në fshatin Zvirinë, njofton policia.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 26.08.2017, në fshatin Zvirinë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg.
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Shtetasi B.H, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.