Efektivët policorë pas një sinjalizimi janë nisur drejt Fushë-Arrëzit në fshatin Lajthizë për të identifikuar e arrestuar personat të cilët kishin mbjellur parcela me kanabis. Policia ka gjetur një të ri që ruante parcelat e drogës dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij, mirëpo ai duke tentuar të largohet me nxitim, ka rënë në një humnerë.
Menjëherë efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar në spitalin e Fushë-Arrëzit dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Nuk bëhet ende i ditur emri i tij.