Agjentë të policisë në Sarandë kanë vënë në pranga një person që ka tentuar të kryente një krim kundër personit.
Nga të dhënat e fundit mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Janaq Xega, i cili do të digjte me benzinë një person, i identifikuar me inicialet P.P.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por nga hetimet paraprake dyshohet që 60-vjeçari Xega ta ketë planifikuar aktin për motive të dobëta.