Një 19-vjeçare nga Shijaku është arrestuar pasi dyshohet se helmoi vjerrën e saj . Denoncimi është bërë nga vjehrra e shtetases Elda Tanushi, banuese në fshatin Likesh. 19-vjeçarja u ndalua pas denoncimit të vjerrës së saj se ka tentuar ta vrasë duke i hedhur helm në kos.
“Më datë 01.07.2017, ka bërë kallëzim shtetësja A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën”, sqaron policia.