Një djalë i ri ka hipur në vinçin e një godine të lartë, që po ndërtohet përballë Kishës Ortodokse. Ai ka tentuar të vetëhidhet dhe ka bërë presion. U deshën disa minuta negociatash mes tij dhe policëve që ai të bindej dhe të zbriste. Djali është shoqëruar në komisariat dhe nuk është bërë e qartë aryeja që e ka çuar atë për të tentuar vetëhedhjen nga godina e lartë.