Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të korruptonte një punonjës të policisë.
47-vjeçari me iniciale A. Gj, banues në Kamëz, në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".