INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenton të mbys me zinxhirin e qenit të dashurën

Tenton të mbys me zinxhirin e qenit të dashurën

Publikuar më: 18:35 02-01-2019

Një burrë u arrestua nga policia në Napoli për vënien e zinxhirit të qenit në qafën e partneres së tij, e cila donte ta linte. Gruaja, pas vendimit për të mbyllur historinë e tyre, u arrit nga burri, i cili së pari e goditi me grushta e shuplaka dhe më pas shtrëngoi zinxhirin rreth qafës së saj. Gruaja përfundoi në spital me traumë për 21 ditë. Kur agjentët arritën në vendngjarje, sulmuesi tha se asaj i kishte rënë të fikët për shkak të një sëmundjeje dhe se ai po përpiqej ta bënte atë të shërohej. Por njerëzit e pranishëm në vendngjarje dolën kundër tij. Gruas ju dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spital. Burri, nga ana tjetër, u dërgua së pari në një dhomë aty pranë për të shpëtuar nga zemërimi i turmës dhe pastaj në zyrat e policisë lokale, ku u identifikua. Agjentët i thanë gruas se partneri i saj përdorte reagimin e dhunshëm për shkak të xhelozisë. Në kohën kur u dhuna, viktima ishte në rrugë duke pritur një taksi. I arrestuari u gjykua dhe u dënua me kusht një vit e katër muaj. Gjatë kësaj periudhe ai nuk duhet ti afrohet ish-partneres .

Article Logic
Execution time: 0.0027060508728027