Në gjendje të dehur tenton të rrëmbejë një minorene por është arrestuar menjëherë pas kallëzimit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ku Zafir Gj., 42 vjeç dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në mjetin e tij D. N, 16 vjeç.
E mitura ka mundur të largohej prej tij dhe ka bërë menjëherë kallëzimin në polici. 42-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia ku u konstatua se ai ka qënë nën efektin e alkollit pas gjurmimit me drager.
Mbi të rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe vepra të turpshme.