INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenton të vetëdigjet para parlamentit një 35 vjeçar. Arsyet...

Tenton të vetëdigjet para parlamentit një 35 vjeçar. Arsyet...

Publikuar më: 10:09 09-11-2017

Një ngjarje e rëndë ndodhi para Parlamentit. Një 35 vjeçar tentoi të vetëdigjet. Mësohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vepruar në kohë duke shpëtuar lezhjanin. Saimir Zalli, 35 vjeç, nga Lezha u dërgua menjëherë në spital dhe është hera e dytë që tenton ti japë fund jetës, pasi tri javë më parë tentoi të hidhej nga vinçi. Ai sot i vuri flakën vetes dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar edhe dy efektivë policie të cilët ndërhynë në kohë për t’i shpëtuar jetën.

Shkak për këtij akt të përsëritur vetëflijimi janë problemet familjare që ka 35-vjeçari, i cili është ndarë nga bashkëshortja. Ai pretendon se kjo e fundit nuk e lejon të takojë fëmijët e tij, pas divorcit.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262