INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenton të vrasë me rrip babain në spital, arrestohet 28 vjeçari

Tenton të vrasë me rrip babain në spital, arrestohet 28 vjeçari

Publikuar më: 09:31 06-12-2016

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka tentuar të vriste babanë e tij, i cili ndodhej i shtruar në spital. Mësohet se 28 vjeçari Petrika Çeço, ka shkuar në spital, ku ndodhej babai I tij, dhe ka tentuar ta vrasë atë me anë të një rripi.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
 “Petrika Çeço, 28 vjeç për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej  i shtruar në pavionin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja”.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, i cili ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr 1 dhe më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij, për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”. Ndërkohë mësohet se fatmirësisht babai i tij, shtetasi M.C, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para të uniformave blub ëhet e ditur se motivi i kësaj ngjarjejej të rëndë mësohet se mund të ketë qenë një konflikt familjar.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611