4 persona tentuan të grabisnin banesën e biznesmenit Sabah Rashketa, në Shkodër. Grabitësit u larguan pa marrë gjë, ndërsa janë ende në kërkim nga policia, pasi u lajmëruan nga banorët e zonës.
Policia mbajti të rrethuar për rreth 30 minuta banesën, pasi dyshonte se brenda banesës ndodheshin autorët. Pasi hynë në banesë, forcat e policisë konstatuan se në banesë nuk kishte hyrë njëri.
Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 4 autorëve, ndërsa është vënë në ndjekje të personave të cilët tentuan të grabisnin banesën.