Në pikën kufitare të Muriqanit janë arrestuar dy persona nga Tirana, me akuzën e trafikun të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të automjetit ju është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Mësohet se droga ishte fshehur në pjesën e poshtme të automjetit.
Njoftimi i Policisë:
“• I.Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë,
• G.K., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi:
Më datë 17.10.2016 gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K Muriqan në automjetin tip "Volksëagen" me targa AA 048 NG u konstatua se në pjesët anësore poshtë dyerve të automjetit iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
10 pako të mbështjella me letër natriban me 5 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa”.