Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Gjirokastrës, kanë kapur në flagrancë mbasditen e sotme dy persona të cilët posedonin dy çanta me kanabis. Në pranga kanë rënë shtetasit Armando Armaçi 30 vjeç nga Kuçova dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh të Dropullit, 30 vjeç. Gjatë patrullave që kontrollojnë kufirin e gjelbër në piramidat kufitare pranë Kakavijës, janë vënë re lëvizje të dyshimta dhe janë gjetur dy çanta me lëndë narkotike kanabis sativa.