INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentuan të korruptonin gjykatësin, arrestohet avokati dhe klienti i tij!

Tentuan të korruptonin gjykatësin, arrestohet avokati dhe klienti i tij!

Publikuar më: 21:14 24-12-2018

Një avokat dhe klienti i tij janë arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi akuzohen se ka tentuar të korruptojë gjyqtarë për të ndryshuar një masë sigurimi personal. Ndërsa ndaj një personi të tretë është ekzekutuar masa e detyrim paraqitjes.

Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë të ditur së janë arrestuar sot Sokol Gjini me detyrë avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues në Laç, për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 i Kodit Penal. Për avokatin Llesh Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Mësohet se të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Eriger Bushi.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328