Dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e shtetit fqinj pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin 20-vjeçarin shqiptar Aldi Shpijati futbollist i skuadrës së Arcentana.
Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 20-vjeçari Juri Margini dhe Emilio Finizio 36-vjec këngëtarë të pëlqyer nga rinia të cilët madje në mbrëmje do të organizonin një koncert në Torino.
Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë jo shumë larg një stacioni hekurudhor Scandiano.
I riu shqiptar kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij të cilit i kishin vendosur thikën në fyt.
Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.
Policia arriti të sekuestronte thikën jo shumë larg vendit të krimit si dhe në banesën e Marginit gjeti shenja gjaku.