Nëse ka një temë për të cilën të gjithë jemi kurioz dhe jo rrallë herë jemi habitur e shokuar,ajo është teoria konsipariteve për drejtimin e botës nga shoqëri sekrete, dhe një ndër to është Illuminati. Shumë persona i besojnë këto teori, ndërkohë që të tjerë mendojnë se janë thjesht mite.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon një tjetër teori konspirative, ajo e syrit të nxirë.
Sipas autores dhe moderatores radiofonik, Sherry Shriner – e cila shkroi librin “Intervistë me Djallin” – ka folur për syrin e nxirë dhe shkëputjen e shpirtit nga trupi.
“Sot nuk mund të jesh në televizion nëse nuk ke firmosur disa ‘gjëra’. Arsyeja se pse shumë prej këtyre janë parë me shenja të errëta në fytyrë dhe me sy të nxirë është pjesëmarrja në një ritual që quhet ‘soul scalping/ shitja e shpirtit’”, – është shprehur Shriner.
Daily Mail ka publikuar fotot e një sërë politikanësh e personash të njohur, që nga princi Charles apo Papa e deri te Adam Sandler e David Bowie, të cilët janë fotografuar me syrin e nxirë dhe sipas teoricienëve janë pjesë e organizatës së lashtë.
Sipas mjaft teoricienëve në internet, shenja e errët është si rezultat i shkëputjes së shpirtit nga trupi dhe simbolizon syrin e Horusit. Ky sy simbolizon Hënën, kurse syri tjetër Diellin.