Një 80-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Lekël në Tepelenë.
I Moshuari i cili ishte bari është gjetur i djegur në një stan bagëtish.
Bëhet fjalë për Ali Mullaraj banues në Hormovë.
Autoritetet dyshojnë se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.