Një mësues 63-vjeçar ka rënë në pranga të policisë në Tepelenë pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Babai i vajzës 11-vjeçare ka bërë denoncimin. Sipas tij, me mësuesin ishin fqinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por ai prej 2 vjetësh ia ngacmonte vajzën. Rasti më i fundit ka qenë ditën e hënë. “Abuzimin e mësuam nga një telefonatë anonime“, ka thënë prindi. “Ndoqëm rrugën ligjore, do t’i shkojmë deri në fund”. Gjithçka u zbulua pas një telefonate të kryer në telefonin e familjes. Babai i vajzës ka njoftuar policisë e cila pas hetimeve të kryera ka identifikuar mësuesin si personin që ngacmonte vajzën.