Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tepelnë, ku 36 vjeçari Gjergji Hasani, ka vrarë kushëririn e tij Altin Llani pas një konflikti të çastit, siç bën me dije policia. Kjo e fundit është njoftuar për ngjarjen nëpërmjet një telefonate, dhe menjëherë forcat blu kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Gjergji Hasanit, bnues në Dhemblan të Tepelenës.
Sipas policisë autori i dyshuar kohët e fundit kishte shfaqur probleme me depresionin.