Buta është një nga reperët e rinj më të suksesshëm në tregun muzikor.
Stili I tij unik në muzikë, por edhe në paraqitje e ka bërë atë lehtësisht të identifikueshëm nga turma dhe për këtë arsye edhe ndjekësit I ka të shumtë.
Mirëpo, rreth Butës përveç emrit të tij të vërtetë Betim Januzaj dhe gjërave që na rrëfen nëpër këngë ne nuk dimë asgjë tjetër.
Në një intervistë me ‘Prive’ reperi i cili së fundmi në bashkëpunim me Gjikon sollën këngën ‘My Bro’ pranoi se është në lidhje dashurie.
Edhe pse konfirmoi lidhjen e tij Buta la enigmë emrin e të dashurës, por sipas burimeve ajo vjen nga qytetit i Ferizaj aty ku lindi edhe vetë reperi.