INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terapia për kurimin nga AIDS dhe HIV mund të rrisë rastet e mbartjes së sifilisit

Terapia për kurimin nga AIDS dhe HIV mund të rrisë rastet e mbartjes së sifilisit

Publikuar më: 10:19 17-01-2017

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme ilaçesh antiretrovirale dhe shumë kombinime të pranishme.

HAART duhet të përdoret nga njerëzit që kanë HIV ose AIDS. Duke përdorur HAART, njerëzit me HIV  jetojnë normalisht, si çdo person tjetër që ka sëmundje kronike dhe duhet të jetojë gjatë gjithë jetës me ilaçe. Ilaçi parandalon zhvillimin e AIDS. Gjithashtu, HAART është një mjekim për AIDS dhe kjo lloj terapie ndihmon në përmirësimin e shëndetit të njerëzve me AIDS. Trajtimi i rekomanduar ndryshon në varësi të faktorëve siç është zhvillimi i mundshëm i efekteve anësore dhe mundësia e shtatzënisë. Është e rëndësishme për njerëzit që trajtohen me HAART që të marrin ilaçet e tyre ekzaktësisht siç përcaktohet nga mjeku. Nëse përjetoni efekte anësore, njoftoni menjëherë mjekun tuaj dhe mos ndaloni menjëherë ilaçet ose të ndryshoni vetë dozën.

 Megjithatë nga një raport i ri hamendësohet se mungesa e faktorit frikë mund të ketë shkaktuar shifra të larta të transmetimit të sëmundjeve seksuale si rezultat i kryerjes së marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse. Kjo, thuhet, mund të jetë një shpjegim pse shumë persona homoseksualë dhe biseksualë të mbartin sifilis, nje infeksion i shkaktuar nga bakteri i njohur me emrin asTreponema Pallidum. Gjithashtu nga këta persona, numri i atyre që mbartin sifilis është më i lartë se mbartja e sëmundjeve të tjera si klamidia apo gonorreha. Kjo mund të ndodhë pasi HAART ka vetinë të përforcojë sistemin imunitar duke bërë kështu që të ulet ndjeshmëria e infeksionit.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049