INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërbohet Bora Kokëdhima: Gazetarucët më përdorin për sulme politike ndaj babait!

Tërbohet Bora Kokëdhima: Gazetarucët më përdorin për sulme politike ndaj babait!

Publikuar më: 14:56 11-03-2016

Bora Kokëdhima ka shpërthyer në rrjete sociale me një mini fjalim të shkruar.

Stilistja është irrituar shumë nga disa lajme që ka lexuar nëpër portale të ndryshme në lidhje me xhirimet e klipit të këngës “Përrallë”.

Bora dhe Eneda Tarifa kanë bashkëpunuar në këtë projekt dhe bjondja rebele nuk i lë mangut komentet kur vjen fjala tek lajmet e rreme apo “keqdashëse” sipas saj.

Në shkrim ajo tregohet e fyer nga gazetarët të cilët sipas saj po e përdorin imazhin e Borës dhe të motrave të saj për t’i bërë dëm politik babait Koço Kokëdhimës. Nuk është aspak në karakterin e Borës të kursehet në fjalë dhe shkrime dhe këtë herë duket se ia ka bërë “Bam”.

Kujtojmë se kjo periudhë nuk ka qenë edhe aq e qetë për familjen Kokëdhima pasi deputeti Koço Kokëdhima ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese për rishikimin e mandatit të deputetit pas votimit nga parlamenti. 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379