INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërbohet  Rozana: Do t'ju bllokoj këngët

Tërbohet Rozana: Do t'ju bllokoj këngët

Publikuar më: 17:05 13-04-2016

Me ndjeshmërinë e artistes së cënuar në punën e saj, aktorja, këngëtarja dhe autorja e teksteve ka ngritur shqetësimin e radhës.

Pakënaqësia këtë herë, ka të bëjë me mosrespektimin e të drejtave të autorit për atë që ndryshe quhet edhe “pronë intelektuale”. Kjo është terminologjia e përdorur për çdo lloj prodhimtarie apo vepre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit dhe në rastin konkret, tekstet e këngëve janë një prej tyre. Këtu merr shkas edhe irritimi i tekstshkrueses e cila pretendon se i kanë vjedhur të drejtat autoriale të të gjitha teksteve të cilat i ka të regjistruara. Por ta lërë të kalojë pa vëmendje këtë çështje, duket se nuk është një opsion për 36 vjeçaren e cila shprehet se nëse kjo vazhdon, do të jetë e detyruar të bllokojë të gjitha këngët që mbajnë firmën e saj. Aktualisht, këngëtarja është pjesë e programit të njohur “Your Face sounds familiar” në Tv Klan ku performanca e saj e fundit ishte me këngën “Gangnam Style”.

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178