Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë vizitës së tij zyrtare në Poloni.
Trump zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melanie Trump.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar për nder të Presidentit të SHBA-ve ky i fundit u injorua nga vetë Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Siç e shikoni në videon e mëposhtme, Trump pasi ka takuar homologun e tij Ardzej Duda, i ka zgjatur dorën Zonjës së Parë, por kjo e fundit nuk e ka shpërfillur dhe ka takuar Melanie Trump.
Përtej kësaj, shikimi që i jep Zonjës së Parë të Polonisë, pas këtij momenti nuk ka çmim.