INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Tërbohet” Vuçiç. Akuzon ish-shefin e misionit të OSBE, si lobist të shqiptarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:42 09-05-2017

Serbët e kanë humbur qetësinë pas lajmeve dhe deklaratave për unifikimin e shqiptarëve, çka për ta nënkuptohet si krijimi i “Shqipërisë së Madhe”.  Kryeministri  Vuçiç është tërbuar pas deklaratës së bërë një ditë më parë të  ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker se ka një projekt “për unifikimin e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por edhe në diasporë”. Koha. Net transmeton se Vuçiç nuk ka nguruar ta akuzojë Walker si lobist të madh të shqiptarëve. Kryeministri aktual dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë,  i ka deklaruar “Sputnjikut” se “Tani e gjithë bota ka dëshmi në dorë se Ëilliam Ëalker është lobist shqiptaromadh dhe se edhe kur ishte shef i OSBE-së në Kosovë është angazhuar për realizimin e këtij projekti”. Sipas tij  Serbia do të prezantojë në çdo vend dhe në çdo nivel dëshminë se Walkeri asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të mbrojë të drejtat njerëzore në Kosovë por luftën kundër Serbisë dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928