Liverpooli fitoi Champions Leaguen pas 14 vitesh.
Megjithatë vëmendjen arriti që ta rrëmbente modelja 22- vjeçare, Kinsey Wolanski.
Ajo u fut në fushën e lojës gjysmë e zhveshur, duke lënë të gjithë me gojë hapur.
Modelja mbante veshur vetëm një body, ku kishte të shkruar "Vitaly Uncensored".
Kjo është faqja me materiale +18 e të dashurit të saj, e cila ka 10 milion ndjekës.
Me këtë veprim, Wolanski arriti nga 230 mijë në 2 milion ndjekës.
Ajo shpjegoi edhe arsyet e veprimit të saj duke shkruar në Instagram:
"Preka Champions Leaguen. Jeta është për t’u jetuar, bëni gjera të çmendura që do t’i mbani mend përgjithmonë."
Në shkallët e "Wanda Metropolitano ishte edhe i dashuri i modeles, i cili ka shpërthyer në ovacione kur e ka parë të pushtonte fushën e blertë.
Menjëherë pas ndeshjes, mijëra njerëz nga e gjithë bota u futën për të kontrolluar fotot e saj në rrjetet sociale.
Kinsey ka pozuar edhe për revistat e njohura "Sports Illustrated", "FHM" dhe "Maxim", ndërsa njihet edhe për videot në youtube.