INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërheqja e Ramës në Kavajë, reagon kreu i ri i LSI-së, Vasili

Tërheqja e Ramës në Kavajë, reagon kreu i ri i LSI-së, Vasili

Publikuar më: 17:50 05-05-2017

Pas lajmit për tërheqjen e partisë Socialiste nga zgjedhjet e 7 majit në Kavajë, ka reaguar dhe kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Sipas tij shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë u bë për të ç’tensionuar situatën e krijuar dhe për të shmangur përplasjet mes palëve.

Ndërkohë që ai ju ka bërë thirrje të dyja forcave të mëdha politike që të vazhdojnë dialogun mes tyre për zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar.

Sipas tij zgjedhjet me standarde duhet të jenë prioritet i të gjitha forcave politike.

Dialogu mes palëve duhet të vazhdojë. Dialogut ti krijohet qetësia e duhur. Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë për ç’tensionimin e situatës së krijuar. Zgjedhjet me standarde duhet të jenë prioritet”, u shpreh Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723