INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërheqja e SHBA-së nga pakti bërthamor, kundërpërgjigjja e Iranit

Tërheqja e SHBA-së nga pakti bërthamor, kundërpërgjigjja e Iranit

Publikuar më: 08:22 09-05-2018

Sikurse ishte paralajmëruar Donald Trump bëri publik vendimin e tij se SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Dhe në kundërpërgjigje Irani dha paralajmërimin e një ekspasioni bërthamore.

Irani, tha Presidenti i tij Hasan Rouhani, mund të rinisë pasurimin e uraniumit me qëllim mbrojtjen e interesave të veta kombëtare.

Liderët europianë nxituan të rikonfirmonin angazhimin e tyre të palëkundur ndaj ujdisë, por nuk dihet sa do të jetë e mjaftueshme kjo për Teheranin, i cili e pat deklaruar që përpara se në rast tërheqjeje të Amerikës, edhe ai vetë nuk do t’i qëndronte më paktit.

Njoftimin e bujshëm të largimit nga marrëveshja, Trump e shoqëroi me pretendimet se në këtë mënyrë po e bën botën më të sigurtë. Kjo lëvizje përbën një goditje të fortë ndaj aleatëve të SHBA-së, por mund të thellojë nga ana tjetër edhe izolimin e vetë Trumpit në skenën botërore.

Ndonëse Merkel, Macron dhe ministri Jashtëm britanik shkuan në SHBA për të bindur Trump ata dështuan në përpjekjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223