INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërheqjet fatale të shenjave të HOROSKOPIT, zbuloni cila shenjë ju bën të ''çmendeni''!

Tërheqjet fatale të shenjave të HOROSKOPIT, zbuloni cila shenjë ju bën të ''çmendeni''!

Publikuar më: 18:56 21-08-2018

Në marrëdhëniet tona, përballemi me njerëz të ndryshëm dhe shumë shpesh, këta persona nuk kanë asnjë të përbashkët me ne.

Tërheqjet fatale lindin në më të shumtën e rasteve me personat diametralisht të kundërt apo të ndryshëm nga ne në shumë aspekte të jetës së përditshme.

Ka tërheqje mendore, seksuale, apo shpirtërore.

Në bazë të shenjës zodiakale, horoskopi na thotë se me cilën shenjë është më e thjeshtë të lindë një tërheqje magjike dhe e mbrojtur nga yjet:

DASHI – Cila nga shenjat mund të të bëjë të ‘trullosesh’? Me siguri Bricjapi, me të cilin ndan kokëfortësinë me të cilin të dy çoni përpara projektet tuaja.

Ftohtësia e Bricjapit është një sfidë e madhe për ju, por e di që me ngrohtësinë tënde do jesh në gjendje të ‘shkrish’ edhe ‘guackën e tij të ftohtë.’

Heshtja e tij nuk të frenon por të vë para sprovës për të luftuar me akoma më shumë energji.

E vështirë të thuash se kush del fitimtar pas zënkave tuaja, por seksi ‘riparues’ është i pëlqyeshëm për të dy.

DEMI – Ty të pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të njëtrajtshme dhe kërkon gjithnjë të evitosh situatat shumë të komplikuara.

Por ja që zemra nuk komandohet dhe shenja që të tërheq më shumë nga të gjithë është me siguri Akrepi.

Shpirti i trazuar i Akrepit të çorienton, të ‘kap në befasi’ dhe mbase, thellë thellë, shpreson të arrish të zgjidhësh të gjitha problemet e Akrepit.

Në çift mund të konkuroni përsa i përket xhelozisë dhe posesivitetit, pasi në zënkat tuaja ka pasion dhe intensitet. Shpesh e ktheni seksin në ‘kalin tuaj të betejës’. Jeni të pangopur të dy!

BINJAKËT – Duhet ta pranosh se nuk është e thjeshtë të qëndrosh pranë teje dhe të durosh ritmet e tua.

Shpesh shoqërohesh me njerëz të ngjashëm me ty, që të lënë të jetosh në liri, por tërheqja fatale lind me dikë që qëndron në një nivel të ndryshëm nga i yti: shenja e Peshqve.

Mendja e mbushur me fantazi dhe surreale tek Peshqit të ngjall kuriozitet, tipi i çuditshëm të eksiton dhe fakti se është shumë ‘arratisëse’ si shenjë, të shtyn të kërkosh një kontakt gjithnjë e më të thellë. Me ëmbëlsi dhe butësi, mund të të bëjë edhe të biesh në dashuri!

GAFORRJA – Jeni persona shumë të ndjeshëm, ngushtësisht të lidhur me kujtimet e fëmijërisë, shtëpinë dhe familjen.

Kush mund të të bëjë të ‘humbasësh kokën’? Me siguri ndonjë Shigjetar i dashuruar me jetën, udhëtimet, aventurat dhe risitë.

Pesimizmi yt ikën nga optimizmi dhe entuziazmi i Shigjetarit, që të lidh në mënyrë të pazgjidhshme.

Për të mos lënduar ndjeshmërinë tënde, Shigjetari mund të mësojë të ‘gërmojë thellë’ në botën e vet të brendshme.

LUANI – Ty të pëlqen ta rrotullosh jetën e njerëzve që të rrinë pranë dhe mbase, për këtë arsye, tërheqja fatale mund të lindë me një Dem.

Dukja jote mund të luajë një rol thelbësor nga këndvështrimi i tërheqjes fizike dhe seksuale.

Bashkë mund të shijoni kënaqësitë e jetës, duke arritur edhe më shumë se kaq.

Keni shpejtësi të ndryshme, por me ty Demi ‘vë këmbën’ tek pedali i shpejtësisë.

Xhelozia e Demit të bën të ndihesh mirë.

VIRGJËRESHA – Për një person të rregullt si ty, gjithnjë të kujdesshëm ndaj detajeve dhe të veçantave, duhet një person po aq i rregullt.

Tërheqja fatale për një Ujor mund të trondisë lehtë ekszistencën tënde, duke të shtyrë të bësh gjëra që nuk i kishe menduar kurrë më parë.

Paparashikueshmëria e Ujorit të tremb, por në të njëjtën kohë të tërheq shumë.

Përputhshmëria mendore mund të jetë sublime dhe ju çon drejt një raporti seksual shumë unik.

Bashkë demostroni që rregulli dhe kaosi mund të bashkëjetojnë.

PESHORJA – Planeti yt, Venusi, ndihet tmerrësisht i tërhequr nga Marsi dhe është kjo arsyeja pse shpesh ndjen një tërheqje të pakontrollueshme për Dashin, me të cilin nuk ke asgjë të përbashkët.

Ti kërkon kompromisin, Dashi përballjen. Sensi yt i paqartësisë dhe i pavendosmërisë sfumohet nga vrrulli i Dashit: nëse të do, të fiton dhe kjo mënyrë ty të bën të ‘çmendesh’.

Në planin seksual, krijohet një miks i shkëlqyer mes elegancës tënde të kontrolluar dhe pasionit të tij të shfrenuar.

AKREPI – Ty të pëlqejnë situatat e komplikuar, ndaj edhe në nivelin e të pandërgjegjshmes ndjen një tërheqje shumë të fortë ndaj çdo gjëje që nuk kupton dhe që nuk është në dorën tënde.

Shenja e Virgjëreshës jeton në një botë ku emocionet janë një tabu’ dhe autokontrolli që ka për ty është një qëllim i pamundur për t’u arritur.

Pikërisht në këto diversitete bashkoheni dhe përmbysni të gjithë përditshmërinë tuaj.

Fetishizmi mund të jetë një nga fortesat e jetës suaj erotike shumë intense.

SHIGJETARI – Do të pëlqente një person me të cilin të mund të bisedoje për orë të tëra për çdo lloj argumeni?

Nuk do të të besohet, por Binjakët dinë madje edhe më shumë se ti dhe ndërkohë që dëgjojnë me vëmendje hamendësimet e tua, të bën të ‘humbasësh trurin’ me tonin e zërit të qetë dhe të shkëlqyeshëm.

Edhe pse jeni astrologjikisht të kundërt në rrotën e Zodiakut, janë të shumta gjërat që iu bashkojnë dhe bashkë mund t’i thoni ‘lamtumirë’ mërzitjes.

Të dy nuk do të arrini të heshtni edhe nën çarçafë!

BRICJAPI – Është e vështirë që ti ta lësh veten lirshëm dhe derisa kjo të ndodhë duhet dikush që është në gjendje të hyjë në botën tënde ‘të kriptuar të ndjenjave’.

Gaforrja është saktësisht e kundërta jote dhe nuk mund të jetojë pa emocione. Alternon të qarat dhe të qeshurat në një mënyrë të pazakontë për ty.

Së bashku mund të kompensoni njëri tjetrin dhe duhet ta pranosh se ndjesia që ke gjetur dikë që i afrohet shpirtit tënd, është e paçmuar!

UJORI – Ty të pëlqen shumë të flasësh për dashurinë, por vetëm nëse nuk je vetë protagonist i gjërave që tregon.

Argëtohesh të tregosh në mënyrë abstrakte disa teori, si psh që të kundërtat tërhiqen.

Pikërisht në këtë mënyrë mund të lindë një tërheqje fatale për Luanin.

Luani të detyron të flasësh për ndjenjat e tua (atë që ndjen në drejtim të tij, kuptohet) dhe të provokon në të gjitha mënyrat, derisa të dorëzohesh.

Të dy doni të surprizoheni në mënyrë spektakolare.

PESHQIT – Mbase pak vetë do ta besojnë, por shenja me të cilën mund të lindë më lehtë një tërheqje është Peshorja.

Të dy urreni vetminë dhe doni të ndani bashkë pasionet dhe hobit tuaj.

Sipërfaqësorshmëria e Peshores nuk mund të bashkëjetojë me ndjeshmërinë tuaj, kështu, pavarësisht faktit se të dy jeni shumë të disponueshëm, do të lindin konflikte të cilat jaë origjina e energjisë së fortë seksuale.

Estetikisht nuk mund të dëshirosh më mirë se kaq krah teje!

Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709