INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqet qeveria, fermerët e qumështit do kompensohen me 10 lekë për litër

Tërhiqet qeveria, fermerët e qumështit do kompensohen me 10 lekë për litër

Publikuar më: 16:07 04-04-2019

Protestat e vazhdueshme të fermerëve në Lushnje, Berat e Rrogozhinë, duket se kanë bërë qeverinë të reflektojë, duke vendosur t’i kompensojë prodhuesit e qumështit me 100 lekë të vjetra për çdo litër qumësht të shitur.

Vendimi është në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe u bë publik nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

“Vendimi i miratuar sot vjen në kohën e duhur dhe është më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH 20%. Praktikisht me këtë vendim fermerët do të marrin më shumë lekë për çdo litër qumësht të shitur. Këshilli i Ministrave vendosi që ti japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur”, tha Çuçi.

Masa e qeverisë vjen në kohën kur fermerët po kundërshtojnë uljen e rimbursimit të TVSH-së, nga 20 për qind në 6 për qind, e cila hyri në fuqi më 1 janar.

Për shkak të kompensimit më të vogël, fabrikat e përpunimit ulën çmimin e blerjes nga fermerët, duke kërcënuar madje se do të furnizoheshin nga vendet fqinje.

Çuçi tha se aplikimit fillojnë në datën 22 prill dhe kostoja për fermerët do të jetë zero.

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002