INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Tërhiqte mamanë zvarrë e hanim bukë me gjak''/ Dëshmia e 27-vjeçarit shqiptar që vrau babain

''Tërhiqte mamanë zvarrë e hanim bukë me gjak''/ Dëshmia e 27-vjeçarit shqiptar që vrau babain

Publikuar më: 12:10 13-07-2019

Një 27-vjeçar greko-shqiptar i cili u shpall fajtor nga gjykata greke për vrasjen e të atit një vit më parë, është lënë i lirë nga gjykata.

27- vjeçari i quajtur Aleks, tregoi para trupit gjykues në Greqi gjithë tmerrin që ka përjetuar ai dhe familja e tij.

Aleks tregoi se babai i tij biologjik abuzonte me të në moshën 10-vjeçare, derisa nëna e tij vendosi të ndahej përfundimisht.

Në maj të 2018-ës, Aleksi tregon se kishte shkuar në shtëpinë e babait të takonte motrat dhe vëllezërit e tij më të vegjël nga martesa e tretë e të atit, por motra e tij 9-vjeçare i kishte treguar se ai abuzonte seksualisht me të.

Pas kësaj, i riu ekzekutoi babain e tij me armë gjahu me tre plumba, në fytyrë, në zemër dhe në shpatull.

''Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak. Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij. Gjatë kohës që jetova me të nuk më lejonte të shkoja në shkollë dhe humba një vit. Më pas babai im u martua me një grua nga Rumania dhe kishte dy fëmijë të vegjël. Kam dëgjuar se i kishte torturuar dhe abuzuar edhe me ta. Shtëpia ku jetonte ishte më e keqe se një fermë derrash, fëmijët ishin të papastër sikur jetonin në pyll. U dërgova çokollata se e dija që u mungonin. Ua hiqte morrat nga flokët me fshesë me korrenti. Ai gjithë kohës kërkonte një grua, dhe më shtynte që unë tja gjeja. Unë e takoja se doja të ndihmoja motrën dhe vëllain, por nuk dija sesi. Kohët e fundit unë shkova në shtëpinë e tij vetëm për ta. Një ditë e pashë motrën të mërzitur me duart e saj para organeve të saj gjenitale. Isha i sigurt se ai kishte abuzuar me të'', u shpreh ai

''Nuk dija çfarë të bëja. Babai më detyroi ta vrisja për atë që kisha parë dhe përjetuar. Deri në momentin e fundit që jam keqtrajtuar, nuk e kam ndjerë kurrë dashurinë e babait'', shtoi ai përpara trupës gjykuese.

Pasi dëgjoi dëshminë e tij dhe mori parasysh provat, Gjykata vendosi ta lërë të lirë deri në seancën e Apelit. Shqiptari duhet të dënohej me 8 vite burg, 7 për vrasjen e të atit dhe 1 për armëmbajtje pa leje.

Sapo mësoi vendimin e gjykatës i riu ka shpërthyer në lot dhe falenderoi trupin gjykues, duke argumentuar se babain e vrau për të shpëtuar vëllezërit dhe motrën.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869