INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhoqi vëmendjen e gjithë vajzave, por Taulant Seferi qenka në lidhje, zbulohet partnerja e tij

Tërhoqi vëmendjen e gjithë vajzave, por Taulant Seferi qenka në lidhje, zbulohet partnerja e tij

Publikuar më: 13:29 25-10-2023

Një nga cunat e Kombëtares që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fushën e blertë ndeshjet e fundit ishte Taulant Seferi, autor edhe i dy golave me Cekinë. Ndërkohë, jashtë fushe, mori vëmendjen e gjithë tifozeve vajzave, sidomos për shkak të syve të tij që le të themi ishin "kryefjalë" e video-ve në TikTok, megjithatë kemi një lajm të keq për to!

Edhe pse në një intervisë së fundmi Seferi u shpreh se "nuk ka ka rrëmbyer zemrën askush", duke lënë të nënkuptohet se ishte "single", mesa duket ai e paska pasur për tifozet, sepse futbollisti jo vetëm që nuk është beqar, por është edhe i fejuar.

Në fakt, qarkullonin aludime edhe për këtë në rrjetet sociale, por Seferi i ka "vënë vulën" me postimin e fundit në Instagram, ku ka uruar pikërisht partneren për datëlindje: “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”.

Nuk dihen shumë detaje në lidhje me partneren e tij gjithsesi, vetëm që ajo jeton në Zvicër dhe duken mjaft të lumtur së bashku. Urime!

-640-0-taulant-seferi1-743.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034527778625488