Lëkundjet sizmike janë të frikshme, dhe të paparashikueshme si fenomene natyrore. Së fundmi, disa ndërtesa u rrëzuan nga një tërmet me magnitudë 6.4, i cili ka goditur qytetin Hualien në Taivan.
Nga tërmeti i fortë janë rrëzuar disa ndërtesa dhe janë shkatërruar rrugë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra në brigjet lindore të ishullit.
Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe goditet rregullisht nga tërmetet.
Shërbimet e emergjenës janë duke punuar për të nxjerrë njerëzit të cilat kanë mbetur brenda hoteleve dhe pallateve gjysëm të rrënuar, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima.
Në videon e mëposhtme, shihen pamjet e një hoteli të shembur nga tërmeti në Hua-Lien të Tajvanit, ku rreth 30 persona kanë ngecur nëpër gërmadha.