INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Publikuar më: 12:29 21-03-2020

Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka shënuar 495 raste të infektuara dhe 10 jetë të humbura në Greqi.

Mirëpo, teksa i gjithë vendi po përballet me frikën e virusit, një tërmet i fortë ka goditur territorin grek.

Greqia është tronditur sot nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, rreth 47 km nga Janina.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 01:49 dhe lëkundjet janë ndjerë deri në Tiranë.
Në Gjirokastër lëkundjet kanë qenë më të forta dhe disa prej banorëve kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës.

Në fshatin Kanalaki regjistrohen dëme materiale dhe shtëpi të rrëzuara.

Në disa fshatra të zonës është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0030679702758789