Një tërmet i shkallës 5.8 Rihter u regjistrua këtë të premte në orën 14.25 në Turqi.
Në vendin fqinj, qytetarët u përfshinë nga paniku. Disa ndërtesa pësuan dëmtime, teksa pati edhe disa të plagosur.
Qendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra në jug të qytetit Baklan, i cili ka një popullsi prej 6.800 banorë dhe thellësia ishte relativisht e vogël, jo më shumë se tetë kilometra.
Edhe shteti Helen u godit këtë të enjte nga lëkundje të forta sizmike, fatmirësisht pa të lënduar.