INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet i fuqishëm 6.6 ballësh në qendër të Italisë, lëkunden edhe shtetet fqinje

Tërmet i fuqishëm 6.6 ballësh në qendër të Italisë, lëkunden edhe shtetet fqinje

Publikuar më: 08:24 30-10-2016

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Italinë Qendrore mëngjesin e sotëm. Tërmeti prej 6.6 gradë i shkallës Rihter e ka epiqendrën mes Perugias dhe Macerata-s, bë zonën e Riettit. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë në kryeqytetin italian të Romës, në provincat si Marche, Lazio, Toscana, Umbria si dhe në Firence. Gjithashtu ky tërmet i fuqishëm është ndjerë edhe në vendet që pozicionohen gjeografikisht afër me Italinë, si Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Sllovenia. Ende nuk ka informacione për dëme, ndërkohë që qytetarët kanë bërë telefonata të shumta tek emergjencat dhe policia nga shumë qytete.Kryeministri Mattero Renzi është vazhdimisht në kontakti me kreun e Mbrojtes Civile Fabrizio Curcio, i cili ka shkuar menjëherë në Rieti, pas tërmetit të fortë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605