INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet i fuqishëm, flasin sizmiologët dhe paralajmërojnë tërmete të tjerë [VIDEO]

Tërmet i fuqishëm, flasin sizmiologët dhe paralajmërojnë tërmete të tjerë [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 04-07-2018

Një tërmet me magnitutë 5.1 i shkallës Rihtër ka tronditur Shqipërinë mesditën e së mërkurës. Me epiqendër në Gjirin e Lalëzit tërmetet kanë vijuar për disa orë me radhë me magnitudë më të ulët, por që kanë ngjallur panik tek qytetarët. Sizmologu Rrapo Ormeni në një bisedë telefonike për In News jep detaje të tërmeteve, që kanë prekur pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Rrapo Ormeni :
“Termet në orën 11.1, me magnitudë 5.1, dhe me intensitet në epiqendër nga 6 deri në 7 ballë. Është në afërsi të Gjirit të Lalëzit dhe është shoqëruar me 24 të tjerë”.
Një tërmet kaq i fortë është ndjerë në disa qarqe të vendit.
Rrapo Ormeni :
“Këtë e ka ndjerë zona e Durrësit, e Tiranës. Zona në Adriatik ëhstë ndjerë më shumë ky tërmet”.
Tërmeti në epiqendër mendohet të ketë qenë 6 deri në 7 ballë ka sjellë dhe pasoja në dëme materiale.
Rrapo Ormeni :
“Mbi 6 ballë fillojnë të ketë dëme. Dhe kjo besoj ka ndodhur pranë epiqendrës”.
Ndërkohë nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, janë evidentuar dhe dëme materiale, jo vetëm pranë epiqendrës por deri në Tiranë e Krujë. Shtëpi, biznese por dhe mure të plasaritura në pallate në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Krujë.

Article Logic
Execution time: 0.0020160675048828