Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës rihter është regjistruar 14 km larg qytetit turistik dhe të mbipopulluar Bodrum në Turqi.
Sipas qëndrës Mesdhetare Europiane kjo ngjarje sizmike është regjistruar në orën 09:42 të ditës së sotme.
Tre javë më parë një tjetër tërmet me magnitudë 6.7 u regjistrua në detin Mesdhe, pranë Turqisë dhe ishujve grek.
Tërmeti shkakoi dhe një tsunam të vogël duke përmbytur disa zona. Një person humbi jetën në Lesbos të Greqisë.