INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 10 të vdekur në ishullin turistik Lombok

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 10 të vdekur në ishullin turistik Lombok

Publikuar më: 08:14 29-07-2018

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 10 vetë.  BBC shkruan se lëkundja me magnitudë 6.4 goditi ishullin kryesor indonezian Lombok para orës lokale 7:00 ose 00.00 GMT të dielën. Shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe rreth 40  njerëz janë plagosur, thanë zyrtarët. Numri i tyre pritet të rritet.

banesa_te_shembura.jpg

Të plagosurit po trajtohen në spitale.  Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km në verilindje të qytetit Mataram, në veri të ishullit Lombok. Ai u pasua nga 60 tërmete më të vegjël, më i madhi prej të cilëve e pati magnitudën 5.7 ballë. Pamjet tregojnë ndërtesa të shembura dhe rrugë të bllokuara nga rrënojat.

termeti_plus.jpg

te_plagosur.jpg

skynews-indonesia-earthquake_4374598.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445