Tërmeti me magnitudë 6.5 të shkallës rihter goditi brigjet nënujore të provincës Aceh në veri të vendit, megjithatë nuk u lëshua asnjë paralajmërim për tsunami.
Shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe të paktën 52 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë mbrëmjen e djeshme. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për persona që mund t’i kenë mbijetuar fatkeqësisë. Më shumë se 70 persona janë deklaruar të plagosur, ndërsa dhjetra të tjerë janë të zhdukur.
Zona që u godit nga tërmeti është hera e dytë që përjeton një fatkeqësi të tillë, pas tërmetit shkatërrues të vitit 2004.