Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku janë shkundur edhe Puka me Lezhën.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Mal të Zi, në Ulqin me magnitudë 5.00 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndier edhe në Maqedoni.
Për momentin nuk ka raportime për dëme apo persona të lënduar.