Pas një seri tërmetesh të rëna gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni, një tjetër tërmet me magnitudë ka rënë pasditen e sotme në Shkup. Tërmeti i shkallës 5.1 rihter ka lëkundur jo vetëm Maqedoninë, por edhe shtetet fqinje si Shqipëri, Kosova dhe Serbia, për shkak se ka qene 2 km nën tokë dhe valët janë përhapur më shpejt. Qytetarët në panik kanë lëshuar banesat dhe shtëpitë e tyre në Shkup. Sipas mediave në vend disa persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti ndërsa ka patur edhe dëme të shumta materiale, kryesisht në supermarkete dhe qendra tregtare.