Vazhdojnë tërmetet në detin Jon. Mbrëmjen e sotme një tjetër tërmet ka rënë në detin Jon në një thellësi 2 kilometra nën tokë.
Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Dridhjet janë ndjerë në Athinë, Tripoli dhe qytete të tjera. Nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as dëme materiale