INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tërmet” në futbollin shqiptar, futbollisti i Skënderbeut del pozitiv me doping. Ja reagimi zyrtari i klubit dhe lojtarit [FOTO]

“Tërmet” në futbollin shqiptar, futbollisti i Skënderbeut del pozitiv me doping. Ja reagimi zyrtari i klubit dhe lojtarit [FOTO]

Publikuar më: 18:55 02-03-2018

Ekipi i Skënderbeut ka reaguar për ngjarjen e fundit lidhur me Jashanicën, pasi mbrojtësi ka dalë pozitiv në testin e dopingut, duke rrezikuar deri në 2 vite pezullim, ashtu siç e parashikon rregullorja.
Por në një komunikatë zyrtare të Skënderbeut, klubi korçar njofton se ka kërkuar autorizimin e UEFA-s për përdorimin e substancës së përdorur nga Jashanica, megjithëse është hedhur poshtë nga ana e tyre.

Gjithashtu drejtuesit e këtij klubi shprehen se kjo substancë është e ndaluar vetëm për t’u marrë me injeksion, por jo kur bëhet fjalë për marrjen e saj me anë të pilulave.

Reagimi i plotë

Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me proçedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Z. Bajram Jashanica për kundravajtjen e “përdorimit të substancave dopuese”.

Me datë 29 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv. Në përpjestim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.

Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të perdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjences dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavaresisht kërkeses se arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedure disiplinore.

Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanerisht, jane të klasifikuara në kategoritë me të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.

Klubi i Futbollit Skenderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të perdore cdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrieres se tij.

Faleminderit për mirëkuptimin

Zyra për shtyp!

 Mbrojtësi i Skënderbeut ka folur për herë të parë për këtë çështje në një prononcim për gazetën “Sport Ekspres”

“Po, kam mësuar që kam rezultuar pozitiv për një ilaç të përdorur pak muaj më parë, nuk kam ç’të them. Realisht, nuk e kemi ditur që kemi përdorur ndonjë medikament të ndaluar, ndaj tashmë të shohim, klubi do të vendosë për procedurën e mëtejshme, duhet të flasim me UEFA-n”, ka thënë Jashanica.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828