INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

Publikuar më: 09:30 31-08-2018

Një i tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka prekur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Trikala pranë Athinës, 10 km thellësi me orën lokale greke 10:12 minuta, por lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, Vlorë, Fier, Korcë, Gjirokastër, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
Në qytetet ku është ndjerë tërmeti nuk ka dëme materiale apo të lënduar. Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Durrës,Vlorë, Elbasan, por që është ndjerë edhe në qytete të tjera, ndërsa janë dëmtuar disa banesa. Tërmeti më i fortë ishte ai i datës 12 gushtit me epiqendër në Mat mbi 5 ballë, ku u dëmtuan disa banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545