INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tërmet në Indi, 9 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur

Publikuar më: 13:07 04-01-2016

Një tërmet me magnitudë 6.7 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot një rajon të Indisë verilindore, duke lënë të vdekur së paku nëntë persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.Tërmeti ra në orën 4  e 35 sipas orës lokale, 29 km në veriperëndim të Imphal, kryeqytet i Manipur. Sipas shërbimit gjeologjik dridhje të forta janë ndjerë në të gjithë rajonin. Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar disa ndërtesa, duke krijuar çarje dhe plasaritje të mureve.


Qytetarët në panik kanë ikur nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit po tentojnë t'i nxjerrin personat e bllokuar nga nën rrënojat, duke punuar në kushte të vështira, para së gjithash për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ndërprerjes së linjave telefonike dhe të telekomunikimit.Ekipet e shpëtimit tentojnë për t'i gjetur punëtorët për të cilët besohet se janë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në ndërtim, ndërsa nuk janë të sigurt sa mund të jetë numri i tyre.


Në Bangladesh, tre persona janë raportuar të vdekur, ndërsa dhjetëra janë duke u trajtuar në spital për plagët e marra për shkak të tërmetit.


Dridhje të tokës ka pasur edhe në Kolkota, kryeqytetin e shtetin West Bengal

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203