INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet në politikën italiane/ Renzi largohet nga PD, merr me vete edhe 30 deputetë

Tërmet në politikën italiane/ Renzi largohet nga PD, merr me vete edhe 30 deputetë

Publikuar më: 12:44 17-09-2019

Nuk ka qetësi në politikën italiane.

Vetëm pak javë nga krijimi i koalicionit qeveritar PD me Pesë Yjet në Itali, ish kryeministri Matteo Renzi largohet nga demokratët e qendrës së majtë.

Renzi vendosi të shkëputet nga partia demokratike e të krijojë një forcë të re politike te orientuar drejt qendrës.

Ndonëse pretendon se vazhdon ta përkrahë koalicionin e brishtë qeverisës, ish shefi i ekzekutivit pritet të marrë me vete 30 deputetë, duke i dobësuar kështu pozitat e liderit të PD, Nicola Zingaretti.

Ky i fundit e cilësoi hapin e kolegut ‘një gabim’, megjithëse u përpoq t`i minimizonte pasojat e tij përmes përqendrimit  tek e ardhmja.

Renzi e tregoi hapur se pakënaqësia e tij lidhej me partinë Pesë Yjet.

‘Di Maio nuk më bind’, deklaroi ai`, ‘nuk punuam kaq shumë që të përfundonim ortakë të platformës Rousseau .

Di Maio në Reagimin e tij u shpreh se nuk ka asnje problem dhe se kjo është cështje që I përket PD. Ndërsa ish aleati Salvini me ironi duke ndjerë keqardhje për Renzin. theksoi se cfarë nuk bëhet pë pushtet.

Analistët mendojnë se as për 44-vjeçarin Matteo Renzi , rruga nuk ka për të qenë e “lehtë. Votuesit italianë sot janë të ndarë në mbështetjen e tyre mes Legës dhe Pesë Yjeve. Renzi këmbëngul se partia e tij do të bëjë politikë ndryshe nga të tjerat.

Ndarja brenda PD është kritikuar shumë nga figura të partisë, që argumentojnë se ajo do të shtojë ndasitë dhe rrezikun e zgjedhjeve të reja që mund të risjellin në pushtet Matteo Salvinin kreu e Lega Nord.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047