INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet në Seria A, nën hetim Milan, Napoli, Juve e Lazio

Tërmet në Seria A, nën hetim Milan, Napoli, Juve e Lazio

Publikuar më: 12:33 26-01-2016

Futbolli në Itali tronditet sërish. Në një operacion në shkallë të gjerë “Jashtë Loje”, Guardia di Finanza ka bërë disa kontrolle.

Të përfshirë janë 64 persona mes të cilëve administratori i deleguar i Milanit Adriano Galliani, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, presidenti i Lazios Claudio Lotito, Jean Claude Blanc në cilësinë e ish- presidentit dhe administratorit të Juventusit, futbollisti Ezequiel Lavezzi, ish- futbollisti Hernan Crespo si dhe menaxheri i futbollit Alessandro Moggi, djali i ish – menaxherit të Juventusit, Luciano Moggi.

Në listën e Guardia di Finanza janë edhe presidentë, ish- presidentë dhe zyrtarë të lartë të klubeve Genoa, Sampdoria, Cesena, Brescia, Reggina, Parma, Livorno, Palermo.

Guardia di Finanza po kryen kontrolle dhe sekuestrime në disa skuadra të serisë A dhe B.

Akuza për të gjithë është evazion fiskal dhe falsifikim faturimesh.

Guardia di Finanza e ka nisur hetimin në viti 2012 në selinë e klubit të Napolit dhe të Federatës Italiane të Futbollit nisur nga tranferta e futbollistit Ezequel Lavezzi nga Napoli tek PSG.

Hetuesit flasin për një fenomen që ka marrë përmasa të mëdha në futbollin italian.

Kështu në analizën e tyre do të përfshihet mënyra e menaxhimit financiar të klubeve. Marrdhëniet kontraktuale menaxher-futbollist, transfertat e futbollistëve, kontratat e tyre dhe përfshirja në bilancet e klubeve, shitblerjet, rinovimet e kontratave si dhe përfitimet nga shitja e së drejtës së imaxhit e të drejtave televizive.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547