Presidenti i SHBA trazon sërish politikën dhe administratën e tij .
Ai ka shkarkuar nga detyra Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Ky i fundit u zëvendësua nga shefi i CIA-së Mike Pompeo. Ndërsa në krye të CIA-s për herë të parë vendoset një grua, ajo është Gina Haspel. Në një postim në tëitter kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Tillerson ish shefi ekzekutiv i Exxon Mobile bëri një detyrë të shkëlqyer gjatë një viti punë.
Mediat amerikane shprehen se Trump nuk i pëlqente gjuha e trupit që Tillerson shprehte gjatë takimeve diplomatike.
Po ashtu mediat raportojnë se Trump kishte mosmarrëveshje me diplomatin lidhur me bisedimet me Korenë e Veriut dhe raportet me shtetet e tjera.